Muzeu - Fije e kujtesës
Për atdheun
Prurjet e parave vërtetonin, për ata që kishin qëndruar në shtëpi, se puna dhe shëndeti nuk mungonin dhe se suksesi po arrihej. Ato kursime të krijuara me djersë, të cilat ngritën fatin e kaq shumë familjeve, ishin një gur themeli i zhvillimit industrial të vendit tonë. Në vitet e para të Nëntëqindës, shuma e përgjithshme e prurjeve nga jashtë tejkaloi çdo vit të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta të mbledhura nga Shteti italian.
Raporti me Italinë nuk përfundonte me prurjet e parave për familjet. Edhe në rastin e fatkeqësive natyrore, si për shembull tërmetet dhe përmbytjet, komunitetet jashtë vendit dërguan para në atdhe. Një përgjigje po aq bujare u zhvillua gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, kur jo vetëm paratë mbërritën, por arritën edhe burra të gatshëm për t’u rekrutuar.
Të gjithë jetën
Në arkivat e familjeve të emigruara, si në Itali ashtu edhe në çdo vend të botës, një pjesë e madhe i është rezervuar fotografive që tregojnë fazat themelore të çdo ngjarje të jetës: lindjes, ceremonive, martesës dhe, në një masë më të vogël, vdekjes. Ngandonjëherë, kush është nisur dëshiron t’i tregojë dikujt që është larg, se sa e madhe dhe e fortë, është lidhja që i bashkon dhe bën fotografi me foton e të afërmve dashurve të tij në duar.